Kapet nje ngarkese e madhe hashashi ne brigjet italiane.

Sasia rekord u kap ne brigjet e Palermos ne nje anije me flamur panamez me ekuipazh malazez, 11 anetaret e te cilit arrestuar nga Guardia Di Finanza. Anija “Remus” ishte nisur nga brigjet e “Las Palmas” dhe kishte deklaruar se kishte si destinacion perfundimtar Turqine.

 

Anija ka bere levizje te dyshimta kur ka fikur transmetuesin per te humbur gjurmet.

 

Pasi eshte shoqeruar ne portin e Palermos eshte zbuluar edhe ngarkesa e hashashit e paketuar ne 650 thase dhe ndare ne 13 kualitete te ndryshme.

 

Siper paketimit dallohen inicialet “FR” ndersa nuk dihet se cili ishte destinacioni kryesor i droges.

 

Nese hashashi do te hidhej ne treg do kapte vleren e 200 milione eurove.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *