Një person është vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Noja”, është sekuestruar 16 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa.

 

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në Krujë dhe u shpall në kërkim djali i saj shtetasi C. M., 27 vjeç.

 

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi Xh. M., 73 vjeç, banues në Krujë.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *