Dekreti I firmosur nga Kryeministri Conte për izolimin e 16 milionë njerezve që jetojnë në 4 rajone të Italisë qëndrore dhe Veriore si pasojë e koronavirusit ka shkaktuar kaos tek qytetaret.

Mijëra njerez sapo janë informuar se pritej dalja e një dekreti që I detyronte ata që të qëndronin brenda rajoneve të tyre pa mundësi për të lëvizur deri në 3 prill, kanë nxituar të bëjnë gati valixhet dhe të nisen me mënyrë të ndryshme drejt jugut të Italisë ose jashtë vendit.

Stacionet e trenave në orët e vona të së shtunës kanë qënë të mbushura si kurrë më parë. Madje mediat italiane shkruajnë se njerezit kanë hipur në tren edhe pa bileta, duke qënë të gatshëm të paguajnë gjobën vetëm për të mos qëndruar në Milano.

E njëjta situatë është vënë re sot në mengjes në stacionin qëndror të autobuzave sot në Lampugnano të Milanos

Trafik I madh ka qënë edhe në autostradat që të cojnë drejt Italisë qëndrore dhe të jugut.

GUvernatori I Puglias ka reaguar duke lëshuar një deklaratë të forte. Michele Emiliano ka bërë thirrje që trenat e nisur drejtg jugut të kthehen prapa. “Mos na sillni në Puglia, epideminë lombarde, duke ia mbathur nga dekreti I qeverisë për izolimin e detyruar, u shpreh numri një I kësaj provincë jugore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *