Pas ndërprerjes disa herë të seancës dhe këmbënguljes së Bashës për të folur gjatë në foltore, kreu I kuvendit Ruci  e lejoi drejtuesin e opozitës të marrë disa minuta më shumë nga koha e kërkuar.

 

Basha shfrytëzoi mbërritjen në sallë të kryeministrit Rama për të ripërsëritur akuzat e forta ndaj kreut te qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe në mënyre te vecante te organit të akuzës.

 

Kreu I Pd tha se Ministri Xhafaj është subject I Ligjit Antimafia, por ky Ligj nuk zbatohet sepse këtë gjë nuk e bën autoriteti përgjegjës, pikërisht vetë Xhafaj.

 

Ai tha se kjo situatë është e njejta edhe me ish ministrin  e Brendshëm Tahiri I cili e mbushi vendin me drogë por sot është I lirë.

 

Basha akuzoi Ramën se po pengon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

Por ndërkohe që Ruci sinjalizoi përfundimin e kohës për Bashën, ky I fundit nuk pranoi të ulej duke vazhduar të qëndrojë në foltore.

 

Ndërkohe fjala në mikrofon iu dha kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla I cili shprehu keqardhje që opozita nuk po merrte pjesë në diskutimet dhe miratimin e disa pr.ligjeve me rëndësi për shqiptarët e Diasporës.

 

Balla reagoi edhe ndaj akuzave te Berishës për kufirin detar duke e konsideruar ish kryeministrin si njeriun i cili para disa vitesh në marrëveshjen e parë, ishte njeriu që shiti interest e vendit duke I falur det Greqisë, cka e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

 

Pas fjalës së Ballës dhe me Bashën që vijoi të fliste pa mikrofon I rrethuar në foltore nga dpeutetet e opozitës, kreu I kuvendit Ruci nisi të votojë të gjitha projektligjet në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *