Subscribe

Me shume se 1 muaj i është dashur Club Bruzh per t’u rikthyer tek fitoret ne kampionatin belg kampionet ne fuqi morën nje fitore shume te rëndësishme 3 me 2 kundër Eupen ne javën e 7 te kampionatit me shpresën se do te kene hedhur tej krizën e rezultateve qe e ka shoqëruar ekipin ne javet e fundit. Ne sfidën e transmetuar ne platformën Tring, emocionet kane qene te mëdha, sigurisht edhe per merite te miqve, te cilët edhe pse jane ngjitur ketë edicion ne mesin e me te mirëve te Belgjikës, kane treguar se nuk ndihen inferior ndaj askujt. Eupen kaloi ne avantazh qe ne minutën e  9 me nje gol shume te bukur te nigerianit Onikuru. Vendasit tronditen nga ky gol dhe fillojnë te reagojnë vetëm pas gjysmës se pjesës se parë. Megjithatë meritën e ka mbrojtësi Van Rihn, i cili fitoi një 11-metersh në minutën e  27 që u kthye ne gol nga Vosen. Pjesa e dytë ishte shumë me e mirë për Bryzh që përmbushi shifrat me holandezin Densvill me koke dhe me pas sërish Jele Vosen edhe një herë tjetër me penallti arriti të shënojë golin e trete për të zotët e shtëpisë dhe të dytin personal. U duk një ndeshje e mbyllur por gjyqtari akordoi 11-metershin e trete ne këtë takim, këtë herë për miqtë që shkruan me anë të Luis Garsias në minutën e  88 dhe deri në fund me një tjetër rast të pastër gati sa nuk barazuan shifrat. Fitorja e ngjitet ne 10 pikë, Club Bryzh edhe pse vendi i parë mbetet 6 pikë larg pas fitores së Zultes ndaj Kortrijk 2 me 1. Në një tjetër sfide të transmetuar në Tring, në javën e 5 te kampionatit portugez, Vitoria Gimaraesh dhe Belenesnes nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1. Të zotët e shtëpisë gjeten avantazhin në minutën e 13 me anë të Mareges, por në minutën e  75 Palhinja për Belenseses barazoi shifrat. Në renditje Gimaraesh ka 7 pikë dhe është në vendin  7 ndërsa Belenseses me një pikë më shumë ndodhet në vendin e 6.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *