E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Kronikë

Kaloi ilegalisht 3 pakistanezë në kufi, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se 21-vjeçari ka kaluar ilegalisht në pikën kufitate të Hanit të Hotit 3 emigrantë nga Pakistani.

 

Reklamë

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.

 

Reklamë

Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftim.

 

21-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë