E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

 Kallëzoi penalisht në SPAK Autoritetin e Dosjeve/ Meta cakton avokatin që do merret me këtë çështje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka caktuar Genc Gjokutaj si avokatin e tij për të ndjekur ligjërisht kallëzimin që ai ka dorëzuar në SPAK për Autoritetin e Dosjeve.

 

Reklamë

Në një postim në Facebook, Meta shprehet i bindur për zbardhjen e plotë të falsifikimi të dokumentave që janë bërë, teksa shton se faktorët do përballen me ligjin.

 

Reklamë

“Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

 

Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.

 

Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë