Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë në Lezhë teksa u kap në flagrancë një person.

Në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

 

Pas informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet.

 

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *