E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kaçifa”, familjarët caktojnë ditën e ceremonisë së varrimit

Familjarët e Kostandinos Kaçifa, pas tërheqjes së trupit nga Tirana kanë caktuar ditën e enjte ora 13:00, për ti dhënë lamtumirën e fundit 35 vjeçarit që humbi jetën me 28 Tetor në Bularat pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.

 

Ceremonia do të zhvillohet në vendlindjen e Kaçifas, në Bularat ku pritet të ketë pjesëmarrje të madhe të minoritarëve dhe të qytetarëve grekë, të cilët do të vijnë nga Greqia dhe Qipro. Gjithashtu është caktuar që të zhvillohet dhe një meshe në kishën e Shen Athanasit në Bularat.

 

Mbi 2 mijë persona po organizohen që të marrin pjesë në ceremoninë mortore, ku shumë agjensi udhëtimi kanë ofruar çmime të arsyeshme udhëtimi, për transportin vajtje ardhje për të gjithë pjesmarrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë