Vendi
Juglindja pa drita, ja kur do të ketë ndërprerje energjie

Juglindja do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me datë katër mars.
Burimet bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes nga 00:15 dhe deri në orën 18:00 bëhet ndërrimi i transformatorit në nenstacionin Korçë i djegur kohë me parë duke lënë për disa ditë pa energji pjesën më të madhe të juglindjes së vendit.
Reklamë
Të njëjtat burime bënë me dije se kryerja e ketyre punimeve do të shoqërohet me stakime dhe kufizime ne funksion te ngarkesave.
Gjithashtu OSHEE zyrtarisht ka siguruar se gjate gjithe kohes do te ruhet furnizimi me energji elektrike i subjekteve te rëndësisë veçantë si spitali, ujësjellësi, bashkia dhe prefektura.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




