Jorida Tabaku propozon ligj për mbrojtjen e pronës dhe pasurisë së konsumatorit nga abuzimet e mikrokredive

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkon që konsumatorët në sektorin bankar të kenë mbrojtje maksimale për pronën e tyre, të ardhurat dhe pasurinë.
Për këtë arsyem Tabaku, Tabaku ka propozuar një ligj të ri, i cili vendos standarde evropiane për mbrojtjen e pronës dhe të ardhurave nga abuzimet e mikrokredive.
Sipas Tabakut, ka ardhur koha që t’i jepet fund skemave koruptive që kërcënojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve.
Jorida Tabaku: Viti 2024 do mbahet mend nga të gjithë dhe për skandalin e mikrokredive. Mijëra konsumatorë të kredive të vogla, të kredive që merren shpejt, fatkeqësisht u ndodhën përpara një skeme piramidale, një skeme korruptive që i detyroi ato të vendosin në rrezik dhe pronën e tyre.
Fatkeqësisht pati dhe humbje jetësh. Partia Demokratike i propozoi Kuvendit të Shqipërisë, ngritjen e një grupi pune për të marrë masa që kjo të evitohej në të ardhmen, që të evitohej fakti që konsumatorët të liheshin në mëshirë të fatit dhe të mos kishte mbrojtje për kreditë e tyre, të mos rrezikohej prona e tyre.
Pritëm për thuajse 6 muaj dhe kur kjo nuk ndodhi kemi arritur që të përafrojmë të gjithë rregulloren e Bashkimit Europian për ta përshtatur atë me legjislacionin shqiptar.
Mbrojtja e konsumatorit në sektorin bankar dhe ky është pikërisht propozimi që jam duke dorëzuar, për të pasur standarde më të mira për të mbrojtur konsumatorët, për t’i siguruar atyre informacion por edhe për ti siguruar atyre mbrojtjen e pronës së tyre.
Kjo elementi më i rëndësishëm. 1700 prona u sekuestruan, në pikëpyetje u vunë pronat e pothuajse 100 mijë qytetarëve me një skemë korruptive të paparë më parë dhe cfarë bëri shteti, cila ishte përgjigjja e shtetit? Zero, asnjë përgjigje.
Për të evituar që kjo të ndodhë në të ardhmen unë besoj që konsumatorët në sektorin bankar kanë nevojë për mbrojtje maksimale për pronën e tyre, për të ardhurat e tyre, kanë nevojë për mbrojtje me standarde europiane për të gjithë pasurinë e tyre.




