Britania e Madhe ishte një nga vendet që bëri me shumë vonesë lëvizjet për masat parandaluese ndaj COVID-19.

Mirëpo tashmë që përhapja në këtë vend po bëhet shumë e madhe, kryeministri Johnson nuk po pret më dhe po merr cdo ditë masa drastike,

Mbrëmjen e kësaj të hënë raportohet se Johnson ka firmosur urdhërin për të mbyllur të gjitha dyqanet dhe shumicën e bizneseve në mbarë vendin.

Pak a shumë janë masa të tipit “italian” për të bllokuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e covid 19.

Nuk lejohen grumbullime publike, nuk lejohet lëvizja në më shumë se dy persona, janë mbyllur pjesërisht parqet publike, vendet e lutjes janë të mbyllura ndërsa mund të dilet vetëm për punë. Gjithashtu lejohet dalja për të blere ushqime apo për të nxjerr jashtë në shetitje qenin.

54 viktima ka shënuar Britania në 24 orët e fundit ndërsa numri total ka shkuar në 335.

Numri I të prekurve po afrohet ne 7 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *