Subscribe

Pasaporta e vaksinimit e kthyer në detyrim për udhëtimet nga një shtet në tjetrin nga disa vende të Europës është diskriminuese. Kështu e konsideron përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, i cili e vë theksin te mungesa e furnizimit me vaksina në shumë vende.

 

GERALD ROCHKENSCHAUB

PERFAQESUES I OBSH NE SHQIPERI

Kemi shprehur rezervat tona për këtë lloj procesi, pasi dihet që në botë ka një lloj mungese sa i përket furnizimit më vaksina. Vendet e ndryshme i marrin vendimet bazuar mbi atë lloj hapësire që ka dhe ne bëjmë përpjekjet tona për ti plotësuar, sigurisht që kemi shprehur shqetësimin që është diskriminuese.

 

Ndërsa për vaksinimin  e moshave 12 deri në 15 vjeç që ka nisur në disa shtete, Rocheknschaub nuk e konsideron prioritet.

 

Sa i përket vaksinimit të fëmijëve të kësaj grupmoshe, ajo duhet të kalojë në plan dytësor, pasi prioritet duhet të jenë vendet e varfra dhe grupet e rriskuara.

 

Fushata e vaksinimit në Shqipëri po ecën me ritmet e duhura, ndërsa për certifikimet e “Sinovac” dhe “Sputnik 5” nga EMA, përfaqësuesi i OBSH thotë se është vendim i agjencisë.

 

 

Vendimin për certifikimin nga EMA të vaksinës kineze e merr vetë institucioni, ne e miratuam për përdorim urgjent, ndërsa për Sputnik 5 do të presim raporte pasi është ende në studim, ndërkohë që Hungaria dhe Sllovakia e kanë miratuar për përdorim.

 

Në Shqipëri vijon vaksinimi masiv ndërkohë që deri më tani janë kryer mbi 800 mijë injeksione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *