E enjte, 29 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Jemi gati! Edhe pak na ndajnë nga finalja e vitit! Spektakli i PSG-Inter nis në 21:00 në Vizion Plus!

Edhe pak orë na ndajnë nga superndeshja e vitit, ajo e finales më të rëndësishme të futbollit për klube në Europë, UEFA CHAMPIONS LEAGUE.

Inter dhe PSG do të zbresin mbrëmjen e sotme në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Një interes i jashtëzakonshmë në të gjithë botën për të parë këtë sfidë.

Reklamë

Trofeu më i rëndësishëm i vitit është zhvendosur tashmë nga fan zonë zyrtar në Olimpia Park drejt Allianz Arena.

Reklamë

Ndërkohë edhe në Shqipëri, në Tiranë ka një atmosferë fantastike, ku në mes të kryeqyettit është ngritur Fan Zonë e tifozëve të cilët tdo të ndjekin të gjithë sëbashku finalen e vitit, Inter-PSG drejtëpërdrejtë në ekranin e gjithë shqiptarisë në Televizionin Kombëtar Vizion Plus dhe në platformën Tring.

Kujtojmë që prej orës 17:50 në Vizion Plus drejtëpërdrejtë nga “Arena Center” çdo detaj i finales së madhe, nis nga Living Room Special e deri në firshëllimën e parë të arbitrit në Allianz Arena.

Mos u largoni nga ekrani kampion, qendroni LIVE në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë