Subscribe

Duke e etiketuar veten lypësin më të gjatë në planet, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po bën çmos që shumë shpejt të nisë vaksinimi masiv.

 

Ai tha se nga një vend mik pritet vetëm vula për 360 mijë vaksina të AstraZenecës. Nga ana tjetër, shefi i qeverisë njoftoi se po negociohet me një shtet tjetër për një sasi të madhe vaksinash, ndërsa këtë të martë, shtoi ai, është futur në bisedime edhe një vend i tretë.

 

“Ne po luftojmë për sasinë, kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZeneca që do të jenë një sasi e konsiderueshme dhe do të zbresim shumë shpejt nga 80-vjeçarët tek 60-vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme vaksine. Nuk mund të jap më shumë shpjegime. Ne do të kemi të 41 mijë dozat e Pfizer brenda marsit dhe pastaj vazhdojmë në prill me vaksinat e tjera, qoftë Pfizer, qoftë AstraZeneca. Tani na duhet vula mbi marrëveshjen me shtetin tjetër mik që ka angazhuar procesin për 360 mijë vaksina AstraZeneca. Për këtë unë pres çdo ditë, çdo orë. Duhet vula. Me një vend tjetër mik jemi shumë afër për një sasi tjetër të madhe. Një vend i tretë është në kontakt me ne sot në mëngjes, të shohim. Tre janë në biseda konkrete me ne. Jam lypësi më i gjatë në planet”, u shpreh Edi Rama, njofton “Vizion Plus”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *