Subscribe

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përballur me Gjykatën Speciale, e cila ka konfirmuar aktakuzën. Pasi dëgjoi leximin e pretendimeve të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili është përlotur, tha se nuk e meritonte shoqërohej me pranga në gjykatë.

 

“Mua më dhemb shumë sepse është padrejtësi e madhe Aq padrejtësi sa më kanë bërë sot nga burgu e deri këtu, duke më lidhur duart e duke më kontrolluar, unë kurrë në jetën time nuk ia kam bërë kujt. Unë po i kuptoj ata njerëz që sillen kështu me mua sepse mendojnë që jam kriminel, unë jam intelektual por jam detyruar të luftojë kundër Serbisë.”

 

Krasniqi ka rrezuar të gjitha pikat e aktakuzës së Prokurorisë Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

“Jam këtu pa të drejtë, un duhet të jem në vendin tim dh familjen tim. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme. Unë dhe pse kam pasur një bisedë dje me avokaten dhe i kemi shikuar telegrafikisht pikat kryesore te aktakuzës, unë edhe më herët e thash dhe po e them, unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet aty. Unë vetëdeklarohem i pafajshëm Nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe.”

 

Ish-kryeparlamentari dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka quajtur fyese edhe ndarja në myslimanë e të krishterë në aktakuzë.

 

“Në aktakuzë i keni ndarë shqiptarët në katolikë dhe myslimanë.. Unë jam shqiptar as katolikë, as mysliman. Kjo është fyese edhe për mu edhe për vendin tim. Besoj shumë që këtë e din secili qytetarë që së paku është mbi 30 vjet, dhe jeton në demokraci perëndimore.”

 

Avokatja mbrojtëse e Krasniqit, ka kërkuar lirimin paraprak ose me kusht për klientin e saj teksa gjykatat do te vendos në një moment të dytë nese do te pranohet ose jo.

 

Jakup Krasniqit u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor  dhe u transferua ne  paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për të njëjtat akuza do të përballen me Specialen edhe ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Kryetari i grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *