E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Ja si ta zbuloni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

WhatsAppi së fundmi duket se ju vjen në ndihmë të gjithë përdoruesve që të zbulojnë se cili person i ka bllokuar.

 

Reklamë

Për të bërë një zbulim të tillë të gjithë duhet të jenë të vëmenshëm dhe të ndjekin disa hapa të cilat tregojnë se cili nga miqtë nuk dëshiron të marrë më mesazhe prej jush.

 

Reklamë

Si fillim, nëse jeni bllokuar nga dikush, ju nuk do të mund të shihni më statuset e tyre në WhatsApp. Po ashtu, ju nuk do të keni më mundësinë të vëreni nëse mesazhi që keni dërguar te personi që ju ka bllokuar është parë apo jo.

 

Nga ana tjetër, nëse jeni bllokuar, nuk do të mund të shihni asnjë ndryshim të fotos së profilit të atij që ju ka bërë bllok. Së fundmi, mesazhet e juaja do të shënohen si “të dërguar”, por jo si “delivered”, ndërsa ju nuk mund të kryeni as telefonata me ata që ju kanë bllokuar.

 

WhatsApp-i ka shpjeguar se diçka e tillë është bërë për të mbrojtur privatësinë e gjithsecilit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë