Mali i Zi pret Samitin e Berlinit ditën e enjte, Kryeministri Rama konfirmon pjesëmarrjen

Mali i Zi do të presë ditën e enjte Samitin e Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit, po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë, raportohet se kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në samit edhe kryeministrat Đuro Macut dhe Hristijan Mickoski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto.
Mbledhja e të gjithë liderëve rajonalë ofron një shtysë të fortë për bashkëpunimin rajonal dhe një mundësi për të çuar përpara nisma të përbashkëta, së bashku me partnerët evropianë, që kontribuojnë në integrimin ekonomik dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Si mikpritës i samitit, Mali i Zi kërkon të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin, të përqendruar në arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit.
Pjesëmarrja e të gjithë liderëve rajonalë konfirmon rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për forcimin e besimit, rritjen e lidhshmërisë dhe avancimin e një perspektive të përbashkët evropiane.
Samiti në Miloçer do të shënojë përfundimin e kryesimit të Malit të Zi në Procesin e Berlinit për këtë vit.




