Janet Jackson ka preferuar që të mos prononcohet shumë për mediat që nga ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë, vogëlushit Eissa al Mana. Në fakt, këngëtarja nuk është fotografuar asnjëherë në publik me djalin e nuk ka postuar asnjë foto apo hollësi në rrjetet sociale. Tito dhe Jackie Jackson, respektuan dëshirën e motrës për të mos folur shumë për Eissa, por në të njëjtën kohë kënaqën fansat duke treguar disa hollësi të vogla.

 

Ata thanë në intervistënpër GoodMorning Britain: “Janet ka lindur një vogëlush shume të bukur. Të gjithë janë mirë dhe shumë të lumtur.” Ndersa sa i përketë dëshirës që edhe Eissa në të ardhmen të bëhet i famshëm, vëllezërit e Michael Jackson, thonë: “E kemi në gjak. Ne e pëlqejnë këtë industri. Nëse duan ta bëjne, atëherë të vazhdojnë përpara. Këshilla jonë është vetëm, të mbajnë ndërgjegje të pastër dhe të ecin drejtë. Mbi të gjitha të bëjnë gjykimet e duhura në jetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *