Nëse dëshironi të mësoni diçka rreth modës dhe trendeve të fundit, mjafton t’ju hidhni një sy fotove të Afërdita Dreshajt. Modelja kujdeset që në çdo dalje të saj të jetë e kuruar me detaje të cilat janë shumë ‘in’.

 

Në dy fotot e saj të fundit Afërdita ka zgjedhur të veshë jeshilen neon, e cila është ngjyra më trend e sezonit. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ajo shkëlqeu me fustanin neon, i cili i nxirrte në pah format perfekte trupore. Pak minuta më parë modelja ka publikuar një foto ku ka veshur një fustan plazhi po në këtë ngjyrë.

 

 

 

Por nëse ju hymë më në thellësi fotove, kuptojmë se përveçse trend, kjo ngjyrë është shumë e dashur për Afërditën. Në veshjet e saj ajo ka shumë detaje në këtë kolor, duke filluar nga atletet, çantat apo byzylykët. Ne po ju tregojmë disa nga kombinimet, kështu që mos nguroni të filloni dhe ju ta vishni

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *