Kabineti qeveritar i Izraelit ka miratuar një plan pesë-vjeçar  prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe forcimin e komuniteteve pranë kufirit të Izraelit me Gazën.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të investojë fondet në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, shëndetësi dhe fusha të tjera, shkruan Sky News.

Financimi erdhi pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023  që synuan komunitetet pranë kufirit.

“Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin – por ne do t’i çrrënjosim dhe do t’i thellojmë rrënjët tona,” tha Netanyahu në një deklaratë.

“Ne do të ndërtojmë tokën e Izraelit dhe do ta mbrojmë vendin tonë”.

Zyra e kryeministrit tha se komunitetet lokale do të punojnë me ministritë e qeverisë dhe së bashku me sektorin e biznesit dhe filantropinë, për ta bërë rajonin të jetë një “zonë jetike dhe  e lulëzuar”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *