Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë evakuuar pjesëtarë të një grupi mbrojtës  të civilëve sirianë dhe nga mediat thuhet të jenë helmetat e bardha, nga një zonë lufte në jug të vendit. Ky është intervenimi i parë i Izralit në luftën civile të Sirisë.

 

“Civilët janë evakuuar nga zona e luftës në Sirinë veriore për shkak të kërcënimit të jetës së tyre”. Evakuimi ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve evropiane, deklaruan ata.

 

Sipas mediave izrealite ka thënë se vendi kishte autorizuar Kombet e Bashkuara të organizonin kalimin e rreth 800 qytetarëve sirianë përmes Jordanisë për rivendosjen në vendet perëndimore.

 

Gjithashtu mësohet se Jordania ka rënë dakord për t’u dhënë atyre kalimin e sigurt për t’u zhvendosur në Britani të Madhe, Kanada dhe Gjermani.

 

Helmetat e Bardha kanë punuar në shpëtimin e civilëve në zonat e pushtuara nga rebelët që nga viti 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *