Një shtetas shqiptar, narkotrafikant i rëndësishëm ndërkombëtar është ekstraduar një ditë më parë nga aeroporti i Genovas drejt Tiranës.

 

I ekstraduari është trafikanti me inicialet L.E, 36 vjeç që akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike me vendet si Kolumbia, Venezuela, Hollanda, Spanja, Gjermania, Serbia, Shqipëria e Italia.

 

Hetimet e prokurorive të disa qyteteve italiane kanë dokumentuar aktivitetin e tij kriminal në vitet 2005-2007.

 

Investigatorët italianë kanë zbardhur udhëtimet e shumta të 36 vjeçarit shqiptar drejt vendeve të Amerikës Latine ku kontaktonte me anëtarët e karteleve (grupeve) më të mëdha të drogës e organizonte transportiin e lëndës narkotike drejt Europës.

 

Pas qëndrimit në burgun e Genovas e më pas të Sanremos, ai është riatdhesuar një ditë më parë drejt Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *