Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në një lokal nate në Kalabri të Italisë. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas disa orësh kanë arritur shuarjen e flakëve. Sipas hetimeve të para të policisë, rezulton se dy viktimat janë personat që tentuan të vendosnin zjarrin. Fatmirësisht nuk ka të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Mediat italiane shkruajnë se dy viktimat e vendosën zjarrin për qëllime hakmarrjeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *