Subscribe

Gjimnazi “Ismail Qemali” në kryeqytet, tashmë do të ketë një palestër të re që do t’i vlejë të gjithë nxënësve, jo vetëm për orët mësimore. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi ambientet e reja, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Pazdan.

“I jam shumë mirënjohës Ambasadës së Polonisë. Parimet që mësojmë nga sporti, janë parime që vlejnë për tërë jetën. Kush është marrë me sport tërë jetën, e di që një sportist i mirë, është mbi të gjitha një qytetar i mirë. Më vjen mirë që sot kultivojmë jo vetëm një ambient ku kalojmë kohë, por ku krijojmë skuadër, krijojmë komunitet, dhe krijojmë ndoshta disa miqësi, që do i kemi gjithë jetën, dhe nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha Veliaj.

Sakaq, diplomatja polake bëri të ditur se do të ketë edhe investime të tjera që do të shtrihen përtej kryeqytetit.

“Ky projekt u realizua me mbështetjen e programit “Ndihma polake” dhe do të pasohet nga një tjetër investim i rëndësishëm në Kamëz që lidhet me trafikun. Po ashtu shumë shpejt do të jemi edhe në Gjirokastër”, tha ambasadorja e Polonisw nw Tiranw, Monika Zuchniak-Pazdan.

Vitin e kaluar Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, me një kalendar të pasur e një sërë aktivitetesh dhe turnesh por në fokus ka qenë edhe sporti në komunitet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *