Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Mborje. Policia bën me dije se shtetasja L.Th, banuese në korçë, është gjetur pa shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *