Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka komentuar propozimin për të implementuar sistemin danez në Shqipëri.

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Kume tha se ky variant është sugjeruar në Kuvend nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare dhe jo nga Ambasada e SHBA-vë.

Ky sistem është proporcional rajonal, me korrektim kombëtar dhe i zbatuar me lista të hapura. Në rastin e Shqipërisë, ai theksoi se qytetarët do të duhet të votojnë në dy fletë votimi me lista të hapura për të zgjedhur 100 deputetë në nivel rajonal dhe 40 nga lista me korrektim kombëtar.

“Sistemi danez është ky që kemi në sot, proporcional – rajonal, por i korrektuar me një listë kombëtare dhe i zbatuar me lista të hapura. Danezëve, ligji iu jep të drejtën që në listën e kandidatëvë të subjektit zgjedhor të mund të shprehin preferencën për një prej tyre. Është një ndër variantet e propozuara në Kuvendin e Shqipërisë nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare. Komisioni parlamentar për reformën zgjedhor dhe këshilli politik kanë në dorë këtë propozim, sipas të cilit, zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen në kushtet e sistemit proporcional rajonal, me 12 rajone dhe të korrektuar me një listë proporcionale ku nga 12 rajonë të dalin 100 deputetë dhe nga lista proporcionale korrektuese në nivel kombëtar të dalin 40 deputetët. Listat të jenë të hapura, ky është propozimi i bërë.”

Kume nënvizoi se ky sistem zgjedhor ka dy probleme kryesore, pamundësia e qytetarëve për të zgjedhur ata që duan t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe pabarazia e votës

“Unë jam me atë sistem që zgjedhjet te ne mos vuajnë nga dy probleme. Ky sistem zgjedhor e pamundëson qytetarin shqiptar që të zgjedhë ai vetë kë do ta përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë sepse listat janë të mbyllura. Nuk është Ambasada amerikane që ka propozuar dicka të tillë. Rekomandimi i OSBE/ODIHR dhe ky sistem janë dy gjëra të kundërta. Ndryshimet në kodin zgejdhor kanë të bëjnë me përmirësmin e kushteve ligjore për realizimin e zgjedhjeve me standard, për të zvogëluar mundësinë e fenomeneve që na kanë shoqëruar deri më sot. Sistemi është ai që ka dhënë dy probleme, shmangia nga demokracia përfaqësuse, pamundësia e zgjedhjeve për të votuar ata persona që duan të përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe pabarazia e votës. Këto dy probleme të mëdha nuk zgjidhen në kodin zgjedhor, por duke ndërhyrë në sistem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *