Një nga ish të dashurat e futbollistist të famshëm Cristiano Ronaldo është Jasmine Lennard.

 

Ajo mori famë përpara se të bëhej e dashura e tij falë pjesëmarrjes së saj në Big Brother.

 

Pas deklaratës së një prej ish të dashurave të tij për përdhunim, Jasmine është zotuar të ndihmojë vajzën në fjalë pasi ajo e konsideron yllin portugez si një psikopat me probleme mendore.

 

Përveçse e ka quajtur “psikopat”, ajo ka kërcënuar edhe se do të zbulojë “natyrën e vërtetë” të tij.

 

Lidhja e saj me ish-lojtarin e Manchester United dhe Real Madridit ka ekzistuar dhjetë vjet më parë, por ajo zbuloi se ka komunikuar me të gjatë 18 muajve të fundit.

 

Ronaldo, që tani luan për Juventusin në Itali, thuhet se ka përdhunuar modelen aspirante të SHBA-së, Kathryn Mayorga, 34 vjeçe, nëntë vjet më parë në një dhomë hoteli në Las Vegas.

 

“Kam informacione dhe besoj se do të ishin të vlefshme për rastin tuaj, do të më pëlqente të ju ndihmoja”, shkruhet në një postim të Jasmine, të cilin ua ka drejtuar Mayorogas dhe policisë së Las Vegasit, që akoma po mbledhin prova.

 

“Do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Kathryn Mayorgan. Kontakto me mua Kathryn, do të të ndihmoj”, ka vazhduar ajo në një status tjetër në Twitter.

 

“Fjala JO nënkupton JO, fjala STOP nënkupton STOP. Nëse kryeni marrëdhënie me një femër që bërtet duke iu kërkuar të ndaleni, ju jeni përdhunues dhe përbindësh… dhe nuk më intereson se sa mirë e godisni topin apo edhe këndoni”, ka shkruar Jasmine në statusin e radhës.

 

Në një nga postimet e fundit, ajo shpërthen duke e quajtur futbollistin psikopat me probleme mendore. /Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *