E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Investim tek ujësjellësi në Shkozë

Duke filluar nga muaji gusht banorët e Shkozës nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë inspektimit të punimeve për zgjidhjen e problematikës së krijuar prej vitesh në këtë zonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se po investohet në çdo cep të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi nisjen e një sërë investimesh në ujësjellës-kanalizime që do të përmirësojnë furnizimin me ujë të qytetarëve. UKT dhe Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi përdorimin e ujit të pijshëm dhe ka ndërhyrë në disa subjekte private, si lavazhe apo ferma që e keqpërdorin atë.

 

Më shumë video

Reklamë