Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi intervistat e para me kandidatët për SPAK-un,  “strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Në pyetje u morën Altin Dumani, drejtues në prokurorinë  e apelit të krimeve të rënda, Anton Martini prokuror tek krimet e rënda,  Arben Kraja prokuror i prokurorisë së përgjithshme dhe Anita Jella, drejtuese e prokurorisë së Durrësit.

Intervistimi i prokurorëve zhvillohet në diskrecion të plotë dhe regjistrohet nga komisioni audio dhe video.

Procesi i fundit që do të mbylle dhe ngritjen e SPAK nisi këtë të hënë dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *