E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter merr lajme të mira nga infermeria, rikuperon dy lojtarë përpara derbit

Problemet tek Inter duket se po shkojnë drejt fundit pasi më në fund kanë ardhur lajme të mira nga infermeria zikaltër.

 

Inter do të parballet të dielën në derbi me kuqezinjtë e Milanit të cilët prej janarit kanë një ecuri pozitive në kampionat dhe janë në vendin e tretë me një pikë më shumë se ekipi i Spalletit.

 

Reklamë

Por edhe pse në mesjavë Spalleti do të ketë një ekip të përgjysmuar përballë Eintracht Frankfurt për shkak të dëmtimeve, në fundjavë pritet që të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm.

 

Në derbin e Milanos, Spalleti do të ketë në dispozicion mesfushorin Brozovic si dhe mbrojtësin Joao Miranda, të dy të dëmtuar në ndeshjen e fundjavës përballë Spal.

 

Lajmin për rikuperimin e Brozovic e bëri me dije vetë klubi zikaltër në faqen zyrtare në internet ku njoftoi gjithashtu se dhe Miranda po rikuperohet dhe se pritet që t’i bashkohen stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas mediave italiane, vijon të jetë e tensionuar situata mes klubit zikaltër dhe sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë