Dikur do të kishte qenë një skenar fantashkencë, por tani është realitet i prekshëm. Gjigandi amerikan i inteligjencës artificiale OpenAI ka njoftuar se tani po lançon aplikacionin e tij Sora (japonisht për fjalën qiell), i cili do të jetë në gjendje të prodhojë video realiste duke ndjekur komandat me shkrim. Përdoruesit e tij do të jenë në gjendje të përshkruajnë në një tekst të shkurtër saktësisht atë që duan të shohin dhe brenda pak sekondash “Sora” do të ndërtojë një klip prej rreth një minutë që do të përputhet me përshkrimet e tyre.

Aplikacioni, me akses të kufizuar për momentin, prodhon video realiste duke ndjekur komandat e shkruara.

“Një grua ecën nëpër rrugët e lagura të Tokios”, ishte një nga komandat që aplikacioni mori në ditën e parë të funksionimit. “Dy qen duke bërë një shfaqje në majë të një mali,” pyeti një përdorues tjetër.

Në të dyja rastet aplikacioni u përgjigj menjëherë, duke dhënë video shumë reale. Nëse merret parasysh koha e krijimit të këtij aplikacioni, që ka vetëm disa ditë që po aplikohet, atëherë mundësitë e zbuluara për të ardhmen janë të panumërta.

Sigurisht, përgjegjësia që vjen me zotërimin e një softueri të tillë është shumë e madhe dhe për këtë arsye do të duhet kohë përpara se aplikacioni të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë. OpenAI vendosi të lejojë fillimisht aksesin vetëm për disa studiues ose krijues të akredituar të imazheve dixhitale, si një test “pilot” të programit. Politikat e sigurisë që duhet të përmbushë janë të shumta./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *