E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Instagram u shpall luftë lajmeve të rreme!

Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të përdorur së fundmi duket se i ka shpallur luftë lajmeve të rreme.

 

Reklamë

Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false, Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në shtetet e bashkuara.

 

Reklamë

Sipas raportimeve bëhet me dije se risia ka një funksion të dyfishtë: të ndihmojë Instagramin të individualizojë dezinformimin në platformë dhe të stërvis algoritmet e inteligjencës artificiale të njohë falsitetet.

 

Fillimisht, rrjeti social do të përdorë sinjalizimet e përdoruesve dhe faktorë të tjerë, si përshembull sa i vjetër është një postim dhe aktivitetet e llogarisë që e ka gjeneruar, për të vlerësuar nëse një përmbajtje e caktuar duhet të kontrollohet thellësisht.

 

Shoqëritë që merren me verifikimin, janë të njëjtat që ekzaminojnë përmbajtjet në facebook. Nëse një lajm i rremë konfirmohet, postimi nuk hiqet por bëhet i padukshëm në kërkime dhe injorohet nga seksioni ‘eksploro’.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë