Instagram-i duket se së fundmi po punon që për promovimin e kirurgjisë kozmetike do të heqë të gjitha filtat.

Sipas mediave ndërkombëtare vendimi për heqjen e filtrave do të bëhet pasi, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken.

Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien.  “Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”.
Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë heqja e të gjithë filtrave. Muajin e kaluar, kjo platformë ka vendosur t’i fshijë postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të mediave sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *