Subscribe

Në të dytën ditë në Vlorë, kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Ilir Meta si shkaktar të bllokimit të vazhdimit te investimit për rehabilitimin e 11 kilometrave rrugë nga tuneli deri në Radhimë, e mandej në Orikum.

Prej muajit Nëntor tha kreu i qeverisë jemi në pritje që investimi i cili tanimë është dakordësuar të mundësohet nga fondi Saudit në vlerën e 10 milionë dollarëve është peng i vendimmarrjes së kreut të shtetit.

 

“Ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia, ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën.”

 

Një tjetër shqetësim për të cilin kryeministri kërkoi ndërhyrje, pas investimit në ujësjellës-kanalizime që do të sjellë ujë 24 orë në rubinetet e vlonjateve është në estetikë.

 

Në proces janë punimet për rindërtimin e korpusit universitar dhe lidhjen e tij me bulevardin “Ismail Qemali” dhe  plazhin natyral të kombinuar me atë urban, pishinën olimpike, atë për fëmijë apo parkimet nëntokësore përgjatë “Lungomares”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *