Elton John është në kujdesin intensiv të mjekëve, pas prekjes nga një infeksion irrezikshëm bakterial në Amerikën e Jugut.

 

 

70-vjeçari ka anuluar koncertin e tij në Las Vegas, pas sëmundjes që e zuri në avion, gjatë kthimit për në Britani nga Santiago i Kilit.

 

 

Të shtunën ai u kthye në shtëpi të pushonte, por menjëherë u vu nën kujdesin e mjekëve pasi mori një trajtim në një spital britanik. Mediat flasin se ai ka qëndruar 12 ditë në spital, prej të cilave dy ditë në kujdes intensiv.

 

 

Për këtë arsye ai ka anuluar koncertet e tij gjatë dy muajve, për të pasur një shërim të plotë e cila do të pasohet me performancën e tij në Londër, në Twickenham Stadium, më 3 qershor.

 

 

Përfaqësuesi i tij deklaroi: “Gjatë turit të fundit të suksesshëm në Amerikën e Jugut, Elton mori një infeksion të pazakontë bakterial”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *