E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

SPAK: 5 vite burg Alqi Bllakos. Prokuroria kërkon dënimin e ish-deputetit te PS për inceneratortin e Tiranës

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Çështja ndaj tij u kthye për rigjykim në korrik, dhe SPAK kërkon që Bllako të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në dy episode.

Reklamë

Nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, dënimi përfundimtar pas gjykimit të shkurtuar do të jetë 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa për 5 vite ai nuk do të ketë të drejtë të mbajë asnjë funksion publik.

Ky nuk është dënimi i parë për ish-zyrtarin e lartë. Më 11 mars, Gjykata e dënoi Bllakon me 4 vite burg, që pas shkurtimit u reduktua në 2 vite e 8 muaj, por Apeli rrëzoi vendimin dhe urdhëroi rigjykim me një trupë tjetër gjykuese.

Reklamë

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët e vërtetë të inceneratorit.

Bllako është dënuar më parë me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa dosja për inceneratorin e Fierit është rikthyer për rigjykim nga Apeli i GJKKO-së./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë