Kritikët e Bashës kanë vërshuar me akuza në drejtim të kreut demokrat.

 

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Arben Imami akuzoi këtë të premte Bashën se po mbledh Kuvendin Kombëtarë të Partisë Demokratike në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe të miratuar nga vetë ai.

 

Në një deklaratë për shtyp, Imami duke i rreshtuar kreut demokrat shkeljet e bëra prej tij, shprehet se Kuvendi po vulos frymën e përçarjes së Partisë nga baza në qendër.

 

Duke njoftuar mospjesmarrjen në mbledhjen e të shtunës të Kuvendit të PD, Imami u ka bërë thirrje studentëve që ta vijojnë protestën për të mos lejuar establishmentin korruptiv politiko-financiar që po drejton të dyja partitë e mëdha në vend.

 

 

Shqipëria është në një momënt delikat dhe deciziv për të ardhmen e saj.

Mijëra studentë dhe pedagogë prej 10 ditësh kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për shkak të krizës së plotë politike, ekonomike dhe sociale. Establishmenti korruptiv politiko- financiar që po drejton dy partitë e mëdha në vend, ka detyruar rininë e vendit të dalë në sheshe e të kërkojë me forcën dhe kurajon e së drejtës shpërbërjen e kësaj status quo-je. Si pedagog i lëvizjes studentore dhe bashkë themelues i Partisë Demokratike u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit, dijes dhe dashurisë për vendin. Historia jonë na tregon se të drejtat fitohen.

Pikërisht në këto ditë z. Basha zgjedh të mbledhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe miratuar po prej tij. Kuvendi po mblidhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin. Ky Kuvend vulos frymën e përcarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënryrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Ndaj I bindur plotësisht në principet mbi të cilet e nisem këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në ate Kuvend do të ishte e pamoralshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *