Subscribe

Ilir Meta doli këtë të martën në një konference per shtyp, për të komentuar atë cfarë ndodhi në 30 qershor.

Por me shume se nje kerkese per gjetjen e nje zgjidhje, konferenca u shnderrua ne nje sulm te hapur ndaj te gjitheve.

 

Prej kohësh zotit Basha dhe Kryemadhit dhe Doktorit ju kam thënë që të mos bien pre e provokimesh të një grupi të strukturuar me tre P të mëdhaja dhe një d e vogël, qe funksionon si një grup i strukturuar .

 

Meta u kujdes te sqaronte se cili ishte ky grup i strukturuar.

 

P  e madhe politikat, P-ja tjetër propaganda, P-ja tjetër është policia ndersa d e vogel jane ca diplomat qe kane braktisur parimet europiane.

 

Nese deri te shtune slogani i Metes ishte Edi Reflekto, tashme ai ka ndryshuar.

 

Prej muajsh presidenti ka kërkuar rrugën e zgjidhjes dhe nuk eshte “Rama ik” por reflekto. Tashmë kam një axhendë tjetër “Rama thellohu”. Nëse nuk je në gjendje të marrësh vendime të barabarta unë dhe gjithë shqiptarët do e marrim përsipër dhe do e mbrojmë Shqipërinë nga miliarderet.

 

E ketu, Meta i dergoi nje mesazh dhe Geroge Sorosit, duke perdorur dhe figurat historike.

 

Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorosin, i uroj suksese dhe të birit dhe që vjen shpesh këtu dhe I them këte: “Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i racës së Avn Rustemit dhe është president i Shqipërisë, jo vegel e Serbise. Jam i gatshëm që të bëj testin e shëndetit mendor. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë.

 

E pas pjeses se pare te sulmeve, Meta prezantoi platformen e tij.

 

Në 13 Tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Edi Rama dhe Kuvendi socialist le të vënë kandidat kë të duan, dhe në rast se unë nuk votohem nga populli le të mos jem më president. Kjo eshte nje krize e shtetit te se drejtes dhe  per pasoje nuk mund te propozoje zgjidhje krize kryetari i qeverise, por kryetari I shtetit.”

 

E pas kesaj ju rtikthye serish sulmit ndaj nderkombetare, duke i ftuar të mos bëhen qesharak.

 

“I ftoj ndërkombëtarët të bëhen seriozë të mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën në 2008-n me kushtetutën tonë. Të mos bëjmë lojë ambasadash, unë i ftova në dialog dhe i vetmi që nuk erdhi.Do dialog le ti marrë ndërkombëtarët dhe të vijnë ose nëse svijnë shkojmë ne atje, edhe në Amerikë se vizat ai i jep dhe i merr. Edhe për kolegjin zgjedhor, edhe për të gjithë.Kush janë këta ambasadorë që thonë ti bëjmë zgjedhjet dhe pas korrikut ti shohë gjykata kushtetuese?”

 

Por kreu i shtetit nuk u ndal ketu me paralajmerimet.

 

“Është mirë që të mos e provoj askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e shtetit. Do bëjmë shtet apo do të bëjmë cirk? Nëse doni të bëjmë cirk hajde të tallemi të gjithë dhe të vishemi me çitjane dhe me brekushe?”

 

Meta i kerkoj Rames te mos i permend me faktin se Monika Kryemadhi eshte bashkeshortja e tij.

 

“Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit. Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”.

 

Ilir Meta publikisht lexoi dhe nje mesazh qe Edi Rama i kishte derguar me 18 shkurt.

 

 “Më 18 shkurt kam patur këtë mesazh për Lulin nga Rama, më thoshte se pas zgjedhjeve ti nuk do të jesh president ndërsa Luli nuk do të jetë më kryetar i Partisë demokrartike, ndërsa LSI-ja do të shkatërrohet dhe nuk do të gjesh gjurmë të saj.Mua kur nuk me vjen keq për Partinë Socialiste që i dhashë vitet më të mira, nuk më vjen keq as për LSI-në sepse i kam dhënë mundësinë t’i japim shqipërisë një alternativë më të mirë, dhe po të dua e bëj atë edhe më të madhe por nuk është ky qëllimi im.

 

E ne fund, Ilir Meta e mbylli me nje sulm frontal serish per nderkombetart

 

Si nuk  i vjen turp nderkombetareve që nuk kanë thanë asgjë për zgjedhjet farsë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *