Ilir Daja është padiskutim kryefjala e trajnereve shqiptarëve në vitet e fundit. Tekniku shqiptar po bën histori me Ballkanin e Suharekes në Kosovë, ku vec titujve kampione, po merr pjesë për herë të dytë radhazi në Conference League, e treta në karrierë për Dajën pasi ishte pjesë e Europa League me Skenderbeun para disa vitesh.

 

Daja këtë të diele ishte i pranishëm në emosionin Studio Sport ne Vizion Plus, ku iu përgjigj interesimit të moderators Vilma Masha për shumë pyetje mbi aventurën e tij në Kosovë, derbin Tirana-Partizani, të ardhmen e tij, etj.

 

56-vjecari tha se kontrata me Ballkanin I përfundon për pak muaj, por ai e sheh veten serish aty.

 

Kontratën e kam deri në fund të këtij viti, por që nëse gjërat do të shkojnë siç kanë shkuar, pse jo do të jetë më afatgjatë qëndrimi në Kosovë.

 

Pyetjes së moderatoros Vilma Masha nëse Daja ka ambicie personale për të drejtuar klube përtej Shqiperise dhe Kosovës, ai ka deklaruar se kjo është ambicia e tij, ndonëse për momentin ndjehet shumë mirë.

 

Madje trajneri 56-vjecar zbuloi se në klubin e Ballkanit kanë mbërritur oferta nga klube jo shqiptare për të marrë sherbimet e tij.

 

“ Të them të drejtën cdo trajner ka ambiciet e veta sepse nuk ecen përpara nëse nuk I shtyn gjërat përpara, por natyrshëm kur je nën kontratë me një klub, nuk mund ti përgjigjesh ofertave të klubeve të tjera. Personalisht nuk më kanë munguar ofertat, por edhe klubit I kanë ardhur oferta për mua, edhe jashte Kosovës, por nuk është korrekte që kur je nën kontrate me një klub të flasësh për ofertat e tjera apo edhe për pritshmërite e të ardhmes. Une besoj se ka ardhur moment se ndoshta pas një cikli në Suhareke që nuk mendoj se do mbaroj këtë vit, por do të jetë më i gjatë, pse jo mun të provoj edhe një aventurë në një kampionat tjetër më të fortë sesa Shqiperia dhe Kosova, deklaroi Ilir Daja në emisionin Studio Sport në Vizion Plus.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *