Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në prangat  e policisë italiane.

 

28 vjeçari E.C. është kapur me qëllim ekstradimi nga Itali drejt vendit tone.

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *