Dy shtetas janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Skraparit, pasi akuzohen se kanë ngarkuar mjetet e tyre me pllaka guri dekorativë, duke shkelur ligjin.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me inciciale A. B., 34-vjeç dhe J. D., 46 vjeç. Personat e arrestuar, pasi kanë vendosur gurët dekorativë në makina, i kanë braktisur mjetet.

“Në kuadër të operacionit  “Të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorit  nga subjekte që ushtrojnë veprimtari të paligjshmë në këtë territor”, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm: J.D,  46 vjeç, banues në fshatin Novaj Skrapar,  A.B, 34 vjeç, banues në fshatin Dobrush Skrapar.

Nga ana e forcave policore janë konstatuar të braktisura mjetet me targa respektivisht  BR1956B, me targa SK1977A, të ngarkuara me  pllaka guri dekorative,në kundërshtrim me ligjin”, njoftoi policia.

Mbi shtetasit e arrestuar rëndojnë akuzat “Shkatërrim i pronës” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *