E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I gjenden në makinë kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Synimi” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, i cili kishte për qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në transportimin dhe shitjen e armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit për përdorim në ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Shëngjergj, u arrestua në flagrancë Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se kishte marrë armët dhe municionin për t’i shitur në kryeqytet.

Reklamë

Nga kontrolli i automjetit që ai drejtonte, policia sekuestronte:

4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri, 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Reklamë

Armët, municioni, automjeti dhe celulari i të arrestuarit u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet, në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, vijojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë