Vendi
I dënuar nga autoritetet italiane për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari në Malësinë e Madhe! Pritete ekstradimi

Një 58-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar me qëllim ekstradimin në Malësinë e Madhe.
Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
Reklamë
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




