Intervista e rrallë e presidentit rus, Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson theu çdo rekord në internet.
Siç raporton agjencia ruse e lajmeve, TASS, por siç shihet edhe në postimin e gazetarit nga SHBA, video e intervistës së tij, që zgjat mbi 2 orë, numëron më shumë se 65 milionë shikime gjatë publikimit.

Në të njëjtën kohë, ka pasur më shumë se 573,000 pëlqime, ndërsa video e intervistës tashmë ka më shumë se 3 milionë shikime në Youtube. Madje raportohet se për intervistën janë regjistruar më shumë se 1 milion reagime të përdoruesve të rrjeteve sociale.

Gjatë intervistës, Putin pretendoi se CIA hodhi në erë Nord Stream dhe përjashtoi pushtimin e Polonisë dhe Letonisë.

Ai sulmoi  Presidentin e SHBA, Joe Biden, ish-presidentin Bill Clinton dhe CIA në intervistën e tij me Tucker Carlson, ku foli për marrëdhëniet e tij personale me Donald Trump dhe George W. Bush.

Ai theksoi se ishte i gatshëm të negocionte për luftën në Ukrainë, e bëri të qartë se nuk do të sulmonte një vend anëtar të NATO-s dhe vuri në dukje se Perëndimi ka më shumë frikë nga një Kinë e fuqishme sesa një Rusi e fuqishme.

Megjithatë, Putin promovoi aftësitë ushtarake të vendit të tij, duke thënë se forcat ruse kanë krijuar sisteme hipersonike me rreze ndërkontinentale dhe ne vazhdojë t’i zhvillojë ato.

“Humbja e Rusisë në luftën në Ukrainë është e pamundur”, tha ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *