Nga gjashtë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, Shkodra ishte e vetmja ku Partia Socialiste doli humbëse, duke u renditur në vend të dytë me kandidaten Majlinda Angoni që mori gati 18 mijë vota.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri falenderoi të gjithë banorët që i besuan votën PS-së, ndërsa vlerësoi Majlinda Angonin për kontributin dhe betejën e saj, të cilën e quajti dinjitoze.

 

“Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj! Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare! Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama. Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh Gjiknuri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *