Në kërkim të drejtësisë, Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodajt, një punëtor me origjinë shqiptare, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare teksa ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo në vitin 2011, vendosi të tregojë në publik fotografitë e kufomës së të birit.

 

Gruaja u shfaq këtë të martë para gjykatës Terni me një tabelë, në të cilën ajo publikoi dy imazhe të të riut. Fotografitë ishin kapur në dyshemenë e dollapit të urgjencës të Santa Maria ku Dodaj ishte shtruar në spital pas aksidentit në punë.

 

Ajo tha se fotografitë i kishte zbuluar kohët e fundit në një fashikull të prokurorisë.

 

“Mbeta e shokuar kur i pashë. Djali im u poshtërua i vdekur dhe i gjallë. I bëj thirrje prokurorit të Perugia që të ndërhyjë në këtë çështje tmerruese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *