Subscribe

Ka nisur këtë të hënë takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Para takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme Josep Borrel, tha se palët përballen për të gjitha çështjet e hapura, çështja e personave të zhdukur dhe të zhvendosurve, si dhe bashkëpunimi ekonomik.

 

JOSEP BORRELL

 

PERFAQESUES I BE

 

“Ky është takimi i tretë i nivelit të lartë mes Prishtinës e Beogradit. Negociatat do të zhvillohen mbi atë çfarë kemi rënë dakord në takimin e fundit, çështja e personave të zhdukur dhe të zhvendosurve, si dhe bashkëpunimi ekonomik. Këto bisedime, siç mund ta dini, nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”


Borrell theksoi para takimit se “është e natyrshme që qëndrimet mes dy vendeve të jenë të ndryshme”

Me herët përmes një njoftimi për shtyp Brukseli theksoi se Hoti e Vuçiç u zotuan se do t’i japin prioritet të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

 

“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë.

 

Hoti dhe Vuçiç po zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

 

Takimi në Bruksel vjen vetëm pak ditë pasi dy liderët nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump marrëveshjen për normalizimin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *