Turma marramendëse njerëzish kanë pushtuar këtë të diel sheshet kryesore të Amsterdamit për të kundërshtuar ashpërsimin e masave nën qarkullimin e variantit Omicron.

 

Kryeqyteti holandez ka parë përplasje të pazakonta mes protestuesve dhe forcave të policisë ndërsa qeveria ka urdhëruar ndalimin e demonstratave.

 

Dhjetëra njerëz në grumbullimet që i tejkaluan 20 mijë persona, janë arrestuar ndërsa të tjerë u gjobitën me shuma rekord. Ata kundërshtojnë vaksinimin kundër Covid-19 dhe masat e bllokimit.

 

Holanda hyri në izolim kombëtar më 19 dhjetor, pasi qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore, restoranteve, palestrave, muzeve dhe vendeve të tjera publike deri të paktën më 14 janar.

 

Edhe në Francë, protestuesit janë organizuar masivisht këtë të diel duke kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit që detyron mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtme.

 

Ndërkohë në Britaninë e Madhe, kjo masë kërkohet edhe për nxënësit e shkollave të mesme.

 

Protesta dhe arrestime janë zhvilluar edhe në disa qytete të Gjermanisë jugore, pasi vendi ka ndjekur të njëjtën strategji kufizimesh sikurse shtetet e tjera në kontinentin e vjetër.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *