22 vite burg ka dhënë Gjykata e shkallës së parë Shkodër për Orjana Gremi, 33 vjeçarja që në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.

Trupa gjykuese e ka deklaruar fajtore dhe e ka dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së të miturit”. Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjën, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.

Ishin 2 misionare të kishës katolike që njoftuan policinë pasi e kanë takuar 32 vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.

Fillimisht ajo ju kishte dhënë murgeshave deklarata kontradiktore mbi vendndodhjen e fëmijës dhe pasi nuk kanë arritur ta gjejnë kanë sinjalizuar uniformat blu.

Foshnja i seksit mashkull është regjistruar në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna përpara kryerjes së krimit kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes.

Ndërkohë që më herët në spital kishte kërkuar dhënien e tij për birësim, por që më pas ka ndërruar mendje.

Sapo ka dalë nga spitali, Gremi ka kryer hedhjen e fëmijës në lum dhe është drejtuar në fshatin Golem, deri kur policia e ka arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *